"We abuse land because
we regard it as a commodity belonging to us. When we
see land as a community
to which we belong, we may
begin to use it with love
and respect."
Leopold, Aldo

C'fare mund te riciklojme

Artikuj

Cikli i riciklimit te xhamit

Riciklimi i xhamit është proçesi i përpunimit të mbeturinave në një produkt të përdorshëm. Mbeturinat e xhamit ndahen nga përbërja kimike dhe në varësi të përdorimit mund të ndahen dhe në ngjyra të ndryshme. Karakteristikë e riciklimit të xhamit është fakti që ai e ruan ngjyrën dhe pas përpunimit. Xhamat e zakonshëm që hedhim në kosha janë pa ngjyrë, ngjyrë jeshile ose kafe. Xhami përbën një nga mbetjet e mëdha në jetën e përditshem në shtëpitë tona dhe në industri për shkak të peshës së dhe dendësisë së tij. Mbetjet më të zakonshme të xhamit në kazanët e plehrave janë nga shishet, qelqe të thyera, llamba dhe sende të tjera. Riciklimi i qelqit përdor më pak energji sesa prodhimi i xhamit nga rëra, gëlqerja dhe soda. Çdo ton (1000 kg) qelqi i ricikluar kursen 315 kilogram (£ 690) dioksid karboni të lëshuar në atmosferë gjatë krijimit të qelqit të ri.
Lexo më shumë

Fakte rreth riciklimit te xhamit

Sipas EPA U.S.A në 2009 u mblodhën 3 milion ton qelq për riciklim. Riciklimi i një shishe qelqi kursen 30 minuta energji, e cila majfton për të mbajt ndezur një komputer. Deri në fund të vitit 2013 është planifikuar që 50 % e materialit të ricikluar të përdoret për prodhimin e shisheve të reja, energjia që do kursehet nga riciklimi është e mjaftushme për të furnizuar me energji 45.000 familje për një vit . Shishet & kavanozat e qelqit janë 100% të riciklueshme dhe mund të riciklohen pafundësisht pa e humbur cilesinë e tyre. Sipas një sondazh i te vitit 2009, 8 nga 10 familjet riciklojnë 82 % shishe dhe kavanoza qelqi. 80 % shishe qelqi riciklohen në shishe të reja për një kohë shumë të shkurtër. Një enë qelqi mund të shkojë nga një kazan riciklimi në një raft dyqani për më pak se 30 ditë.
Lexo më shumë

C'fare perfitojme nga riciklimi i xhamit

Riciklimi i një enë qelqi kursen energji të mjaftueshme për të ndezur një llambë 100 wat-dritë për 4 orë, ose 20 minuta për një televizor. Riciklimi i cdo 6 ton enë qelqi shmang krijimin e një ton dioksid karboni. Sipas EPA U.S.A në 2009 u ricikluan 31.1% enë qelqi nga 39% shishe birre, 18.1% shishe verë dhe 18% kavanoza ushqimi. Në 2001 në industrinë e qelqit në angli u ricikluan 587,000 ton të mjaftueshme për të nisur 10 misione në hapsirë. Rruaza Egjiptiane që datojnë 12.000 vjet p.e.s, janë shembujt më të vjetër të ekzistencës së qelqit. 70 % e konsumatorëve mendojnë se paketimi i qelqit tregon cilësi. Qelqi është 100% i riciklueshëm dhe mund të riciklohet pafund pa e humbur cilësinë. Cdo familje në Britaninë e Madhe mesatarisht përdor 330 shishe dhe kavanoza qelqi në vit dhe 30% e tyre riciklohen.
Lexo më shumë