"We abuse land because
we regard it as a commodity belonging to us. When we
see land as a community
to which we belong, we may
begin to use it with love
and respect."
Leopold, Aldo

C'fare mund te riciklojme

Artikuj

20 fakte rreth aluminit

Alumini është një ndër metalet më të qendrueshme që mund të riciklohet pa mbarimisht. Kanaçet e ricikluara mund të kthehen në dyqane brenda 60 ditësh. Kjo do të thotë që një konsumator mund të blej të njëjtën kanaçe çdo 9 javë ose 6 herë në vit.

  1. - Riciklimi i kanaçeve kursen 95 për qind të energjisë që nevojitet për të prodhuar një kanaçe të re.
  2. - Në vitin 1972 u ricikluan 80.000.000 USD . Sot kjo shumë ka kaluar 4 milion USD në vit.
    1. - Kanaçet e aluminit janë materiali më i riciklueshëm në botë. Çdo minutë  riciklohen 105.784 kanaçe.
      - Pesha e kanaçave të ricikluara në 2011 në USA, ishte e barazvlefshme me peshën e 14 aeroplaneve.
      - Për çdo kile kanaçe kursejmë 7.5 kilovat. Energji e mjaftueshme për të ndriçuar një qytet për 6 vjet.
      - Kanaçet përbëjnë 20 % të materialeve që riciklohen, por gjenerojnë 70 % të totalit që vjen nga riciklimi.
      - Raporti i riciklimit të kanaçeve për 2011 ishte 1 me 2.
      - Riciklimi i kanaçes shmang çdo vit 1 bilion kg plehra nga landfillet.
      - Industria e aluminit do të prodhonte 20 herë më shumë nëse kanaçet do të ricikloheshin.
      - Që nga viti 1972 janë ricikluar diku te 18.700.000 ton alumin. Nëse 1.1 miliard kanaçet do të vendoseshin në gjatësi, mund të arrinin distancën e hënës 174 herë.
      - Në vitin 2003 vetëm në Amerikë u ricikluan 62.2 bilion kanaçe alumin. Gjatësia e këtyre kanaçeve arrin në 171 rrotullime rreth Tokës.
      - Që nga viti 1972 amerikanët kanë ricikluar diku te 1.1 trilion kanaçe dhe kanë fituar rreth 25 miliard USD.
      - Çdo minutë riciklohen rreth 105.800 kanaçe alumini.
      - Gjatë 10 viteve të fundit, numri i kanaçe të ricikluara është dyfishuar
      - Çdo person konsumon rreth 2.5 kanaçe në ditë
      - Çdo vit amerikanët marrin mjaftueshme para nga riciklimi i kanaçeve që çdo fëmijë në SHBA mund të blejnë 2 bileta filmi.

      - Çdo 3 sekonda prodhohen 140 kanaçe.
      - Në vitin 2001 u  mbushën 35.6 miliard Litra pije freskuese nëpër kanaçe, të mjaftueshme për të mbushur 37.634 pishina olimpike.
      - Alumini nuk vishet asnjëherë nga jashtë, prandaj mund të riciklohet gjithmonë.
      - Nëse Kalifornia do të riciklonte të gjitha kanaçet e një dite do të mjaftonin për të prodhuar një avion Boeing 727
      - Riciklimi i 1 ton alumini kursen ekuivalentin në energjinë e 8895 litra benzinë. Kjo është e barabartë me sasinë e energjisë elektrike të përdorur nga një shtëpi normale gjatë periudhës prej 10 vitesh.
      - Riciklimi i kanaçeve të aluminit redukton ndotjen e ujërave me 97% krahasuar me prodhimin e një kanaçe të re.
      Lexo më shumë

Pse t'i riciklojme kanacet?

Alumini është 100 % i riciklueshëm. Ai mund të shkrihet dhe të rikthehet në formën e mëparshme pa humbur asnjë cilësi. Ky proçes mund të përsëritet pambarim. Riciklimi i 1 ton alumin kursen emetimet e 9 ton CO2. Riciklimi i kanaçeve të aluminit ka përfitime të rëndësishme mjedisore, duke përfshirë reduktimin e mbeturinave, reduktimin e depozitimeve të dëmshme dhe voluminoze nëpër landfille si dhe reduktimin e emesioneve të gazrave të sertë.
Lexo më shumë

Si te fitojme para duke ricikluar

Nëse dëshironi të jetoni gjelbër dhe të fitoni disa lek nëpërmjet riciklimit kjo tashmë është e mundur. Nuk është se do të bëheni të pasur por është një mënyrë për të justifikuar mundin tuaj në ndarjen e mbeturinave. Është një mënyrë mjaft efikase që mbeturinat tuaja të reduktohen dhe të jenë larg landfilleve dhe ju të shpërbleheni për këtë inisiativë. Sot është e mundur të përfitosh nga riciklimi. Ju mund të përfshiheni në programin tonë të riciklimit " Unë Ricikloj", duke përftuar mbrapsht produkte të ricikluara, duke u bërë pjesë e lëvizjes së gjelbër, duke ndihmuar në hapjen e vëndeve të punës dhe shërbimeve ekologjike.
Lexo më shumë